Pse sadakatul fitri , zeqati dhe ndihmat tjera të dhurohen për ngritjen e arsimit dhe edukimit

Pse sadakatul fitri , zeqati dhe ndihmat tjera të dhurohen për ngritjen e arsimit dhe edukimit

Të nderuar besimtar dhe dashamir për ngritjen e umetit tonë dëshiroj të theksoj se në këtë muaj të Ramazanit hapja e institucioneve edukativo arsimore, respektivisht hapja e Medresesë Isa Beu dhe fakultetit të shkencave Islame ishte nevojë e domosdoshme dhe dëshirë e kahmotshme e shumë brezave që dëshiruan që Islami të jetë predikim i hapur publik dhe mënyrë jetese në vendin tonë.

Kjo nevojë e domosdoshme është bërë realitet dhe po e gëzojnë qindra-mijëra musliman në vendin tonë dhe në diasporë.
Gjatë këtyre 35 – viteve Medreseja Isa Beu dëshmoj se është nevojë e domosdoshme për ekzistimin e zhvillimin e Islamit në këto troje tona shekullore. Nëse dëshirojmë të flasin për ecurinë dhe rrjedhat e zhvillimit të saj do të na duhen ditë të tëra dhe nuk do të mund ta rumbullaksojnë veprimtarinë e saj.

Të nderuar dashamir dhe miq , botës sot i duhet Islami institucional. Kjo është një e vërtetë e pamoshushme.Këtë e bëri Medreseja Isa Beu me të gjitha paralelet e saja të shtrira në tërë teritorin e vendit tonë që nga Shtipi,Shkupi,Tetova,Gostivari dhe më gjërë ku shkollohen bijtë dhe bijat e ardhmërisë së Islamit dhe të muslimanëve me mijëra të ri dhe të reja të këtij ummeti. Deri më tani në gjirin e saj janë regjistruar 5782 nxënës dhe nxënëse.Kjo kala e dijes nuk mbahet nga shteti (i cili mundohet vetëm ta pengon) apo nga dikush tjeter por ky institucion mbahet dhe do të mbahet si AMANET I BABALLARËVE DHE TË PARËVE TONË PËRMES ZEQATIT ,SADAKATUL FITRIT DHE NIHMAVE TJERA VULLNETARE.

Kam mbindje se me këtë përkrahje do të vazhdojnë muslimanët dhe populli ynë i sinqertë nga shpirti dhe zemra për mbarvajtjen e kësaj shkolle shumë vjeçare të dijes dhe edukimit.

Sot në mbi 90% të teritorit të vendit tonë dhe diasporë detyrën e Imamit, Mualimit (Mësuesit) ,Mualimes (Mësueses),Hatibit dhe punë të tjera i ushtrojnë profesionist , teolog dhe teologe të dalë nga gjiu i kësaj kalaje të diturisë dhe edukate e mbushur me plotë vlera morale, Islame dhe Kombëtare.

Falemderimet e themeluesit BFI, stafit të mësimdhënësve , Drejtorisë dhe nxënësve të Medresesë qofshin për miqtë e All-llahut Fuqiplotë, Pejgamberit të tij dhe të Besimtarëve Musliman.

Ibrahim ef. Idrizi
Drejtori i Medresesë Isa Beu

COMMENTS