REAGIM I INSTITUCIONEVE EDUKATIVO-ARSIMORE TE BFI-së

Të indinjuar nga sjellja vandale ndaj insitucioneve të BFI-së nga individë të caktuar, institucionet Edukativo-arsimore që veprojnë në kuadër të BFI-së dënojnë dhunën e grupeve vandale të manipuluar nga këta individë, të cilët e prishin imazhin e institucionit të BFI-së në kohën kur në vend mbretëron një kaos i vërtetë.

Ndjellkëqinjët dëshmuan se nuk ia duan të mirën Institucionit dhe përgjithësisht shqiptarëve në Maqedoni, prandaj shfrytëzojnë këtë situatë të brisht në vend për të na kthyer në të kaluarën e zymtë. Lojërat e tilla politike dhe qëllimkëqija nga personat të cilët deri dje kanë qenë pjesë e institucioneve të BFI-së nuk shpiejne askund, por vetem ne demtimin dhe shkaterrimin e jetes fetare islame ne vend.

Lusim Allahun që këta individ të largohen sepse aspiratat e tyre karrieriste të stimuluar nga shërbimet e qëllimkëqinjëve dhe dashakqinjëve të institucionit të vetëm fetar islam në vend dhe aspiratat e tyre anti-islame ose destruktive le t’i realizojnë te padronët e tyre, ndërsa Bashkësinë Fetare Islame ta lënë të frymos shlirshëm dhe autonom në realizimin e qëllimeve të saja në shërbim të pjestarëve të Islamit dhe më gjerë.

Ne mendojmë se kjo që ndodhi nuk është një puç klasik, por është një terrorizëm i kohës në të cilën jetojmë.Të gjitha këto veprime janë të patolerueshme dhe nuk do të lejohet të prishet dhe të dëmtohet e gjithë ajo që është ndërtuar dhe arritur bashkarisht.

Prof. Ibrahim Idrizi, Drejtor i SHMI Medreseja Isa Beu – Shkup
Doc. Dr. Faredin Ebibi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup

Shkup, 07.05.2015