Reis ul Ulema ua dorëzoi diplomat gjeneratës së re të Medresesë “ Isa Beu”

Reis ul Ulema ua dorëzoi diplomat gjeneratës së re të Medresesë “ Isa Beu”

Sot në lokalet e SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup me rastin e përfundimit të vitit shkollor akademik 2011/12 u organizua manifestim qëndror në shenjë të ndarjes së diplomave të maturantëve të Medresesë Isa Beu dhe paraleleve të shtrira në disa qytete. Në prezencën e shumë prindërve, mediave dhe mysafirëve të ftuar programin e këtij solemniteti e udhëhoqi Prof. Lutfi Nexhipi.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm Reis Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim Idrizi, Myfti të myftinive të BFI-së, koordinatorët e paraleleve të shtrira të Medresesë Isa beu, profesorë, prindër dhe nxënës. Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim kishte drejtori i Medresesë “ Isa Beu” i cili falënderoi Reis Ulemanë  H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftit e myftinive të BFI-së, profesorët, prindërit e nxënësve, mediat etj. Mes tjerash theksoi se: “ Medreseja Isa Beu ka qenë dhe do të mbetet simbol i dijes, ky është institucioni edukativo-arsimor që prodhoi shumë gjenerata të teologëve dhe e tillë do të jetë natyra e saj përjetësisht. SHMI “Medreseja Isa Beu” është vatër  e arsimit, e së ardhmes tonë, andaj me kuadrot tona po predikojmë islamin burimor dhe të njejtin synim do e kemi gjithnjë.
Sigurisht se kjo vatër e arsimit dhe edukimit të brezave të rijë, të cilët në të ardhmen do të jenë në shërbim të fesë, besimtarëve dhe shoqërisë në tërësi, kanë kuptuar esencës e fjalës së Shenjtë Hyjnore që flet mbi dijen, shkencën, përkushtimin dhe përpjekjet të nxënë il’m”. idrizi ghithashtu shtoi se:  “ Ne u shprehim mirënjohje për suksesin e arritur të gjithë medresantëve të shkollës qendër dhe të të gjitha paraleleve të shtrira në vend, duke mbet me shpres se gjeneratat e reja do të shënojnë gjithashtu suksese të reja. Në fund falënderoi Reis Ulemanë për kontributin e dhënë në mbarvajtjen dhe funksionimin e kësaj vatre të edukimit dhe arsimimit, për përkrahjen e kultivimit të vlerave islame në Maqedoni, si dhe mbarë besimtarët tanë në vendlindje dhe diasporë për kontributin e dhënë në aspektin e mirëmbajtjes dhe të ofrimit të ndihmave në zgjërimin të kësaj shkolle me paralele dhe nxënës”.
Në fjalën e rastit të mbajtur nga Reis ul Ulema, h. Sulejman ef. Rexhepi falënderoi drejtorin e shkollës, stafin, pedagogët dhe profesorët si dhe gjithë të pranishmit. H. Sulejman ef. Rexhepi  theksoi: “ Sot jemi në përcjellje të një gjenerate të re të Medresesë Isa Beu të Shkupit, shkollë që ka histori dhe traditë shumë shekullore dhe që dëshmon se është një vatër edukativo-arsimore. Histori e plotë 535 vjet, përvjetor me të cilin mund të krenohemi të gjithë ne bashkarisht me besimtarët tanë në vendlindje dhe mërgim. Kjo traditë dhe histori është akoma e gjallë dhe do të mbetet falë ndihmës së Allahut Fuqiplotë dhe përkushtimit të ulemave të trojeve tona për t’i rezistuar sfidave që ka shijuar nga koha në kohë prej sistemeve anti njerëzore dhe antiislame në këto hapsira dhe gjithë atyre që ndihmuar dhe kontribuan në aspektin pozitiv. Kjo ka qenë barrë e të parëve tanë, e jona sot dhe e juaja nesër që të mbrohet dhe të shënon përvjetore të reja. Nga kjo shkolla kanë diplomuar një numër i madhë i teologëve, nga bankat e së cilës kanë ndjekur arsimim sipëror dhe më pastaj të jenë në funksione dhe institucione të larta dhe të ndryshme administrativo fetare dhe shtetërore.
Medreseja Isa Beu ua hapi shtigjet e jetës të gjithë atyre që përfunduan këtë shkollë, kujtesat mbeten të gjalla nga momentet e zhvillimeve edukativo-arsimore të cilat për të ardhmen vlejn si udhrëfyes për të ndërtuar jeten, shoqërinë, ndihmuar Islamin dhe muslimanët, për të kuptuar politikat dhe sfidat që vijnë nga ajo, për të ndërtuar një koncept shoqëror dhe për të vu themelin e saj si rregull dhe ligj botëror. Këtë e themi sot ngase medresetë kanë prodhuar Ulema, ideologë, mendimtarë, filozofë, lider fetarë dhe politik, e kështu me radhë. Suksesi i tyre është shumë i logjikshëm dhe racional ngase ajo është ndërtuar nga fjala më e pastër, hyjnore e Allahut Fuqiplotë, idetë e tyre janë shtyllë e frymëzimit që kanë burimin nga jeta dhe vepra e Pejgamberëve që përmenden në Kurani Fisnik, udhehqësia e shumë liderëve dhe bartës të pozicioneve shtetërore është aprovuar me sukses si reflektim nga udhëheqësia e Muahmedit a.s dhe hulefai rashidinëve.
Ne flasim me vepra dhe suksese, lapsi ynë dhe ngjyrën që hargjojmë janë të pakontestuara, ndërsa letra në të cilën i hartojmë rregullat dhe idetë shoqërore nuk shlyhen asnjëherë, ngase burimin e kanë shumë të fort dhe të padiskutuar- Kuranin. Tani e tutje ju jeni ata që do të trashëgoni kohën dhe jetën, nga ju do të mvaret e ardhmeja e fesë dhe besimtarëve të saj. Dija e juaj tani po flet mjaft për ju ngase është privilegj të jesh nxënës i kësaj Medreseje. Ju jeni intelekti, arsyeja, lapsi, ngjyra e saj dhe letra ku do të vendosni rregullat dhe idetë të krijuara nga dija që keni përfituar në këtë shkollë.
Ju e keni amanet prej Allahut që të dëshmoheni në të ardhmen, dija e juaj duhet të jetë sfidë e re e botës njerëzore. Ditë më parë përfundoi provimi pranues në Medresenë Isa Beu të Shkupit ku interesimi ka qenë mbi 300 kandidatëve, paraqitje që ka qenë shumë i pritur dhe nuk na ka befasur kur e dijmë rolin dhe vlerën e këtij institucioni edukativo- arsimor të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.
Të gjithë ju që po diplomoni do të mbeteni në kujtesën tonë dhe historisë së kësaj Medreseje, ngase do të njiheni si gjenerata e 535-të, andaj ia vlenë të krenoheni dhe mbureni me këtë përvjetor. Të nderuar nxënës të diplomuar perspektiva është e juaja, andaj dhasht Allahu që ajo të jetë e bujshme dhe me shumë suksese. Shprehim dëshir që të jeni të guximshëm për të mbrojtë Islamin, t’i rezistoni të gjithë sfidave që do të jenë pjesë e perspektivës së juaj, t’i konkuroni gjeneratës së juaj me ide, koncepte shoqërore, qëndrime fetaro-politike dhe me vepra e punime shkencore”.
Në fund Reis ul Ulema ua shpërndau diplomat të gjithë nxënësve të posa diplomuarëve në Medresenë Isa Beu dhe paraleleve të saj si dhe u shpallën nxënësit e gjeneratës. Gjithashtu nga drejtoria e medresesë është shtruar koktel për të gjithë të pranishmit!
[nggallery id=13]