Këshilli edukativo arsimor i Medresesë Isa Beu në krye me drejtorin Prof. Ibrahim Idrizin vizituan Reisul Uleman Haxhi Sulejman efendi Rexhepin, për ti uruar marjen e çmimit “IMAZHI I KOMBIT” ditë më parë që ju dhuruar nga Akademia e Shkencës së Shqipërisë.
Drejtori Prof. Ibrahim Idrizi i shprehu urimet më të përzemërta për këtë çmim të veçantë dhe shumë domethënës për ne si Këshill edukativo-arsimor si dhe për myslimanët e Republikës së Maqedonisë e në veçanti për Ju si Kryetar i BFI në R.Maqedonisë. Kemi bindje se ky çmim është në përputhje të thellë dhe të plotë me veprimtarinë Tuaj të begatshme në shërbim të Kombit, të Atdheut e të Fesë, përfshirë këtu me theks të veçantë tolerancën, dialogun, harmoninë e mirëkuptimin ndër-religjioz midis shqiptarëve.