Roli i agjërimit në arritjen e devotshmërisë

Roli i agjërimit në arritjen e devotshmërisë

Muaji i Ramazanit është një thesar që i përfshinë të gjitha mirësitë dhe begatitë më tepër se cdo herë, muaj kur bleron pranvera shpirtërore. Gjoksete besimit, të thara, fitojnë sërish njomështi me anë të punëve të mira, zemrat e zbehura e të zverdhura marin sërish ngjyrën dhe gjallërin. Nga fillimi e gjer në mbarim ky muajështë rast i favorshëm fitimi, pasurimi dhe shpërblimit më të vlefshëm të kësaj bote dhe botës tjetër.

Janë dy gjëra themelore që e përcaktojnë cilësine tonë njerëzore, vlerën, kënaqësinë dhe afërimin tonëte All-llahu i Madhërishëm: besimi dhe devotshmëria.

Devotshmëria e ndihmon njeriun që zemrën, adhurimin, jetën dhe vdekjen e tij t’ja dedikoj vetëm Allahut të Madhërishëm. Ajo është mundësia për të shprehur dhe për të jetuar jetën me vetëdijen e këtij ajeti Kur’anor:

“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.” (El-En’am, 162)

Ruajtja e mendimeve, ndjenjave, fjalëve dhe sjelljeve mbrenda një kornizës së një koncepti të tillë, është një fitore e madhe shpirtërore. Dhurata e kësaj fitore është arritja shpëtimit në këtë dhe botën tjetër dhe afrimi tek Allahu i Madhërishëm. Për udhëtimin e devotshmërisë ka mjete dhe ushqime të ndryshme. Këto janë shprehur në mënyra të ndryshme në Ku’anin Famëlartë  dhe në hadithet e Pejgamberit alejhis-selam.

Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë :

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin apara jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”(El-Bekare, 183)

Në këtë ajetë kur’anorë Allahu i Madhërishëm na tregon se agjërimi është një vlerë që gdhendë personalitetin tonë përgjatë udhëtimit të devotshmërisë, sepse në fund të ajetit kur’anor, që njofton obligueshmërinë e agjërimit thuhet ” ” لعلكم تتّقون”në saje të agjërimit, mund të arihet devotshmëria”, pra sikur Allahu i Madhërishëm dëshiron të na thotë: “O rrobërit e mi nëse doni të bëheni të devotshëm, ja një mënyrë që mund t’ju shpjerë drejtë devotshmërisë”.

Devotshmëria (frika ndaj Allahut) nuk është e lidhur me kohë, me vend apo me gjendje të caktuar, përkundrazi ajo duhet ta shoqëroj muslimanin kudo. Nga porositë e Pejgamberit alejhis-selam është : “ Frikësohu Allahut kudo që të jeshë “. Tirmidhiu

Muslimani duhet të jetëi devotshëm natën dhe ditën, në vetmi e publik, në Ramazan dhe jashtë Ramazanit. Të largohemi nga mëkatet vecanërisht gjatë këtij muaji të bekuar, sepse sa më pak ushqim të hahet, aq më shumë dobësohet epshi, aq më pak mëkate bën robi, sepse venat ngushtohen dhe rruga e shejtanit mbyllet dhe ky është një nga qëllimet e agjërimit.

Agjërimi është mburoj, ndaj edhe agjëruesi i ruajtur nga gjynahet dhe dënimi, ai është i mbrojtur dhe i ruajtur.

Në këtë muaj të bekuar kemi shumë nevoj ta rikujtojmë devotshmërinë ndaj Allahut,është e vërtetë e dhimbëshme të shohim të këqijat të shtohen në një muaj në të cilën duhen të pakësohen.

Gjatë agjërimit edhe pse njeriu qëndron i uritur shpirti i tij ushqehet. Besimtari gjenë kohë për të lexuar Kur’an, dëgjonëfjalët e Allaut të cilëte e ftojnë në bëmirësi, adhurim, dhe e largojnë nga mëkati dhe e keqja. Kur besimtari është duke agjëruar, nga thellësia e shpirtit ai dëgjon(fjalët e Zotit):

“Afrohu o robi im”! Pasi që kjo botëështë e përkohëshme të largoi prej meje edhe pse Unë jamë më afër te ti se damari i qafës, pasi që u mashtrove me autoritetin që ta dhurova dhe mendove se s’ke nevoj për Mua, edhe pse mund nuk mund të shpëtoshas gjënë që ta rëmbenë miza dhe pasi që ke rënë në një shkallë më të ulët se kafshët, edhe pse të krijova mëkëmbsin Timin në tokë… “eja te Unë, o robi im” se Unë të lartësoj në shkallën  e engjujve të Mi e të jetosh me shpirtë të lartë, ndricim shpirtëror dhe dritë të zemrës.

Pejgamberi alejhis-selam për agjërimin ka thënë:

“Agjërimi është mbrojtje dhe(agjëruesi)le të mos kryej vepra të turpshme e të këqija, nëse dikush e sulmon apo e fyen le t’i thotë dy herë “ Unë jamë agjërueshëm”.

Njeriu me anë të agjërimit arinë shkallën më të lartë shpirtërore pastron shpirtin dhe nëpërmjet tij shpreh falenderimin në shkallën më tëlartë ndaj Krijuesit të Madhërishëm. Ai i cili e fillon ditën e tij në Ramazan që nga imsaku e duke qëndruar larg ushqimit  e pijes, me objektivin e tij të vetëm arritjen e kënaqësissë se Allahut të Madhërishëm, është pikërisht ai që mer shpërblim direkt nga i Gjithëmëshirshmi, nënjë hadith kudësij  thotë :

“Agjërimi është për mua dhe Unë do ta shpërblejë agjëruesin.”

Allahu i Gjithëmëshirshëm na dhuroi gjymtyrë  të tilla si sytë, veshët, duart, gjuhën, stomakun dhe pjesë të tjera që janë në vendin e duhur, dhe që kryejn funksionin në mënyrë të përsosur. Zemra është organi kryesor dhe kontrollues i të gjitha atyre. Zemra ‘agjëron’, kur ajo drejton adhurimin e vet dhe shërbimin plotësishtë Allahut dhe krejtësisht për Allahun. Një zemër e fortë dhe e devotëshme, agjërimin lutjet dhe të gjitha veprimet i bën për hir të Allahut.

Devotshmëri shfaqin edhe gjymtyrëte e trupit, jo vetëm zemra. Ai i cili gjatë këtij muaji të bekuar nuk heq dorë nga sjelljet e liga dhe të gjitha gjërat që e bëjnë atë të humbet nga karakteri i një besimtari të vërtetë, nuk mund të themi se gjymtyrëte tij kanë arritur devotshmërinë.

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

“ Kush agjëron muajin e Ramazanit me bindje të thellë dhe duke shpresuar shpërblim vetëm prej Allahut, ifalen gabimet e tij të mëparshme.”(Muttefekun alejh)

Nëse shikojmë se si kalonin muslimanët e mëparshëm muajin e bekuar të Rmazanit, atëher shohim se historia flet për ta dhe i ngritë në kategorinë e melekëve. Pasi dita e tyre ishte gjallëri, punë e prodhim, kurse nata adhurim, Kur’an dhe vizita mes veti, ishte muaji në përgjithësi shkencë, adhurim dhe bamirësi. Gjuhët e tyre agjëronin dhe nuk flisnin fjalë të palejueshme. Veshët e tyre agjëronindhe nuk dëgjonin gënjeshtra, përgojime, e shpifje të ndryshme dhe fjaë të tjera jo të mira. Sytë e tyre agjëronin dhe nuk shikonin haram. Duart e tyre agjëronin dhe nuk zgjateshin për të dëmtuar dikënd. Mendjet e tyre agjëronin, dhe as që mendonin për ndonjë gabim apo mëkat.

Ky është njeriu nga aspekti shpirtëror, i ngritur dhe shumë i lartë, i barazuar me melekët që nuk hanë e as nuk pinë, as që gabojnë ndonjëherë, ndërsa njeriu nga aspekti fizik nuk dallohet nga gjallesat tjera, por është një prej gjallesave të rëndomta.

Thesari i ahiretit mbushet në këtë botë. Sezoni në të cilin mund të mbushet më shumë, është muaji i Ramazanit. Allahu I Madhërishëm na bëftë prej robërve të kujdesshëm që e vlerësojnë mundësinë të cuilën naka dhënë në Ramazan në një mënyrë shumë bujarë. Amin!

 Prof. Imrane Shaqiri-Ameti

SHMI “Medreseja Isa Beu” Paralelja e vajzave Tetovë

 

COMMENTS