Në radhë të aktiviteteve të SHMI Medreseja“Isa Beu “Shkup më datë 12.11.2015 (e enjte ) Medresenë e vizitoi një delegacion nga medreseja “Alauddini” Prishtinë i përbërë nga një grup nxënësish të vitit të tret dhe një grup profesorësh në krye me drejtorin e kësaj medreseje Bahri ef.Simnica.
Në bazë të plan programit të kësaj vizite u angazhuan disa profesor në krye me drejtorin e medresesë Ibrahim ef. Idrizi dhe disa nxënës të vitit të IV me kryetarin e shoqatës së nxënësve në medresenë Isa Beu Blendi Imeri që u angazhuan për mikpritjen e tyre. Profesorët dhe nxënësit vizituan disa pjesë të medresesë si : klasat, mesxhidin, internatin, amfiteatrin, menzën etj.
Gjithashtu për mysafirët u përgatit edhe një drekë në kuzhinën e medresesë.
Drejtori i medresesë “Alauddin”si respekt ndaj mikpritjes dhe vendosjes se 36 nxënësve te medresesë Alauddin gjatë luftës se Kosovës ne vitin 1999 në konviktin e Medresesë Isa Beu, Medresesë Isa Beu me këtë rast iu dhurua një mirënjohje dhe dekorate (Shehidët Medresantë) , gjithashtu edhe drejtori i Medresesë “Isa Beu” i dhuroj drejtorit të Medresesë “Alauddini” për medresenë një dhuratë.
Shoqata e nxënësve drejtorit, profesorëve dhe nxënësve në shenjë respekti dhe falëndërimi për vizitën që ia bënë Medresesë ju dhuroi nga një dhuratë, për këto dhurata shoqata e nxënësve falënderon kompanin UKA KOMERC.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte njohja në mes nxënësve dhe bashkëpunimi në mes dy medreseve si motra. Si çdo takim që e ka fundin e vet edhe ki takim e pati fundin e tij duke formuar dy mexhlise në parkun e medresesë në mes këshillave arsimor të dy medreseve dhe shoqatave të nxënësve.
Ndërsa një ditë më parë medreseja Alauddin paralelja e vajzave në krye me drejtorin dhe disa profesoresha si edhe një numër i nxënëseve nga Prishtina vizituan degët e shtrira të vajzave të medresesë Isa Beu në Shkup dhe Tetovë ku u pritën nga drejtori gjeneral i medresesë Prof. Ibrahim Idrizi dhe koordinatorja Mr. Nurtene Shehu, dhe koordinatori Bahri Aliu
U ndamë me shpresë që në të ardhmen edhe nxënësit dhe nxënëset e medresesë Isa Beu ti bëjn vizit medresesë Alaudin ne Prishtinë dhe degëve të saja të disperzuara.







