Shtohet inteziteti i bashkpunimit të Medreseve në rajon

Shtohet inteziteti i bashkpunimit të Medreseve në rajon

Në radhë të aktiviteteve të SHMI Medreseja“Isa Beu “Shkup më datë 12.11.2015 (e enjte ) Medresenë e vizitoi një delegacion nga medreseja “Alauddini” Prishtinë i përbërë nga një grup nxënësish të vitit të tret dhe një grup profesorësh në krye me drejtorin e kësaj medreseje Bahri ef.Simnica.

Në bazë të plan programit të kësaj vizite u angazhuan disa profesor në krye me drejtorin e medresesë Ibrahim ef. Idrizi dhe disa nxënës të vitit të IV me kryetarin e shoqatës së nxënësve në medresenë Isa Beu Blendi Imeri që u angazhuan për mikpritjen e tyre. Profesorët dhe nxënësit vizituan disa pjesë të medresesë si : klasat, mesxhidin, internatin, amfiteatrin, menzën etj.

Gjithashtu për mysafirët u përgatit edhe një drekë në kuzhinën e medresesë.

Drejtori i medresesë “Alauddin”si respekt ndaj mikpritjes dhe vendosjes se 36 nxënësve te medresesë Alauddin gjatë luftës se Kosovës ne vitin 1999 në konviktin e Medresesë Isa Beu,  Medresesë Isa Beu me këtë rast iu dhurua një mirënjohje dhe dekorate (Shehidët Medresantë) , gjithashtu edhe drejtori i Medresesë “Isa Beu” i dhuroj drejtorit të Medresesë “Alauddini” për medresenë një dhuratë.

Shoqata e nxënësve drejtorit, profesorëve dhe nxënësve në shenjë respekti dhe falëndërimi për vizitën që ia bënë  Medresesë ju dhuroi nga një dhuratë, për këto dhurata shoqata e nxënësve falënderon kompanin UKA KOMERC.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte njohja në mes nxënësve dhe bashkëpunimi në mes dy medreseve si motra. Si çdo takim që e ka fundin e vet edhe ki takim e pati fundin e tij duke formuar dy mexhlise në parkun e medresesë në mes këshillave arsimor të dy medreseve dhe shoqatave të nxënësve.

Ndërsa një ditë më parë medreseja Alauddin paralelja e vajzave në krye me drejtorin dhe disa profesoresha si edhe një numër i nxënëseve nga Prishtina vizituan degët e shtrira të vajzave të medresesë Isa Beu në Shkup  dhe Tetovë ku u pritën nga drejtori gjeneral i medresesë Prof. Ibrahim Idrizi dhe koordinatorja Mr. Nurtene Shehu, dhe koordinatori Bahri Aliu

U ndamë me shpresë që në të ardhmen edhe nxënësit  dhe nxënëset e medresesë Isa Beu ti bëjn vizit medresesë Alaudin ne Prishtinë dhe degëve të saja të disperzuara.
oooooo photo3 photoo   12248427_959247484121060_475292055_ophoto212242667_915188758518793_636462313_o 12227304_915187835185552_636579427_o photo1IMG_736012235472_959239290788546_861685201_o IMG_735512236815_959247460787729_1473413030_o 12226522_915187388518930_6973349_n12243776_959248197454322_197708200_n thoto potto