Suksesi i Medresesë “ Isa Beu “ ka qenë i pritur

Më 20 Maj në Stamboll të Turqisë, ku edhe u mbajt akademi solemne për ndarjen e çmimeve për fituesit e garave të treta ndërkombëtare në gjuhën arabe të organizuara nga Akademia e gjuhës Arabe në Turqi.
Grupi i nxënësve të Medresesë Isa Beut, të prirë nga drejtori i Shkollës, Prof. Ibrahim Idrizi, Dr. Abas Jahja, përgjegjës i Sektorit për Kulturë pranë BFI dhe Prof. Mahir Asani në mbrëmjen galla ngritën çmimin për garën e fituar në nivelin e Poezisë. Evzal Sinani është fituesi i kësaj gare gjë që tani Medreseja Isa Beu në vitrinat e saj vendosi edhe një çmim tani më ndërkombëtar.
Nga themelimi i kësaj shkolle medresantët kanë marrur pjesë nëpër shumë gara si ato rajonale por edhe më gjërë në arenën ndërkombëtare. Ky sukses nuk ishte befasi për organizatorët e këtyre garave ngase historia e Medresesë Isa Beu flet për një numër të madhë të sukseseve të arritur nga nxënësit e saj. “ Ne e dijm se në Ballkan, shkollat fetare gjegjësisht medresetë rrjedhin nga koha e Osmanlinjëve, gjë e cila ka të bëjë edhe SHMI Medresenë “ Isa Beu” dhe kemi bindje se kjo shkollë është kualitative  dhe këtë sukses e kemi pritur, gjë e cila nuk është befasi për ne”- tha mes tjerash Prof. Dr. Ahmet Agirakça, kryetar i Akademis së gjuhës Arabe në Stamboll.
“Medreseja Isa Beu është një nga shkollat më me renome në Ballkan, për vet faktin se ka një histori dhe traditë mbi pesë shekuj, andaj ky sukses dhe shumë suksese të tjera gjithmon e kanë bërë që të jetë në kujtesat e shumë institucioneve dhe organizatave”- tha mes tjerash Prof. Ibrahim Idrizi.
Koordinatori i organizimit të këtyre garave Murat Daudov për këtë sukses përgëzoi Medresenë Isa Beu të Shkupit duke shtuar se: “ Medreseja Isa Beu posedon potencial të madh dhe të fuqishëm, i cili në të ardhmen do të shfrytëzohet edhe për suksese të reja në nivele të ndryshme, andaj ju përgëzoj për këtë sukses ”.
Ndërsa Drejtori i Sektorit për Kulturë pranë BFI-së, dr. Abas Jahja vlerësoi se: “ Që në fillim kishte shumë optimizëm për një sukses të medresantëve, por gjithashtu edhe në të ardhmen do të korim suksese në kategori tjera të garave. Kjo më tepër ishte një nismë e sukseseve të reja, që flet se në vitet e ardhshme do të kurorëzohemi edhe me më shumë çmime”.
Në fund organizatorët e kësaj akademie solemne dhe të garave të treta ndërkombëtare në gjuhën arabe ndanë mirënjohje për Bashkësitë fetare të Ballkanit, në mesin e të cilëve u nda mirënjohje edhe për Bashkësin Fetare Islame të Maqedonisë, të cilën ia dorëzuan Abaz Islami, përfaqësues i këtij institucioni të vetëm fetar në Maqedoni.