Turniri ne futboll kushtuar Pranveres të të gjitha kohërave Muhamedit a.s

Turniri ne futboll kushtuar Pranveres të të gjitha kohërave Muhamedit a.s

Si c’do vit ashtu edhe këtë vit ne Medresenë Isa Beu u organizua turniri tradicional me rastin e shënimit të ditëlindjes së Pranverës të të gjitha kohërave Muhamedit alejhis selam  nga shoqata e nxënësve “Ikre” si dhe sektori për sport dhe rekreacion që funksionon ne kuadër të Medresesë Isa Beu .

Turniri filloi me datë 18/19 ndersa finalja u luajt me datë 21 ku pjesëmares ishin te gjitha klasat të perfaqësuar me nga një skuadër si dhe një skuader nga paralelja e djemeve Shtip dhe nga fakullteti.

Hapjen e turnirit e bëri drejtori i shkollës Prof.Ibrahim Idrizi i cili mbajti një fjalim, ku në këtë rast ai falënderoi  nxënësit për aktivitetet e tyre posaçërisht për aktivitetin në fjalë, si dhe foli për vlerën e sportit në përgjithësi si dhe  aspektin fetar poashtu edhe në atë edukativ.

Gjatë gjithë ndeshjeve të zhvilluara ,drejtësinë e ndau Prof.Sadrija Hasanoviç i cili njëherit është edhe përgjegjës për sektorin e sportit


Vendi I parë I takoi klasës  së IV-a dhe si shperblim morën  nje trofe që ua ndau Drejtori Ibrahim ef Idrizi,  , vendi I dytë i takoi klasës së II-b edhe ajo si shpërblim mori një trofe te cilën ua ndau Prof. Sadria Hasanoviç kurse vendi i tretë i takoi klasës së III–b te cilët edhe ata u shpërblyen me një trofe te cilin ua dhuroi Sekretari I Medresesë Isa Beu  Mr.Lutfi Nexhipi.

Portier më i mirë u shpall nxënësi Shpresim Nuredini , kurse si lojtar dhe golashënues më i mirë u shpall Imer Mustafi te cilët po ashtu morën nga një mirnjohje.

Pas përfundimit të trofeve dhe mirnjohjeve shoqata e nxenësve iu dhuroi nga nje dhurat edhe Prof.Sadri Hasanoviç per korrektesin e treguar gjatë lojave te cilen ia dhuroi nenkryetari Riad Kalisi si dhe Drejtorit Ibrahim Idrizi për mbështetjen e dhenë,ku dhuratën ia dhuroi kryetari i shoqatës së nxënësve Orhan Zendeli.

COMMENTS