Ky vit për Medresenë Isa Beu ishte tejet i suksesshem për arsye se percjelli 192 Maturant-te – kandilat ndricues të cilet do të ndriçojn të vërtetat islame dhe do të jenë kultivuesit më të mirë të vlerave morale në shoqërinë tonë .
Si vitet tjera ashtu edhe këtë vit Medreseja Isa beu organizoi evenimente manifestuese me rastin e përcjellejses se Maturanteve të saj .
Kështu që dega vajzave e Medresesë në Shkup me date 5 maj 2016 percolli gjeneraten e 7 me 48 Maturantet e saja me ç’rast ishte organizuar një manifsetim I shkëlqyeshëm në prezencën e shumë dashamirëve të Medresesë, prindërve , mësimdhënsve , nxënësve dhe perfaqsues te BFI-së etj.
Me këtë rast të pranishmve me fjalë përshëndetëse iu drejtuan Kordinatorja e Degës të vajzave të Medresesë në Shkup Mr. Nurtene Shehu Sakipi , Muftiu i Muftinise së BFI-së të Shkupit Prof. Rexhep Jusufi …
Dhe në fund fjalën e rastit në emër të Kryetarit të BFI –së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e mori Drejtori i pergjithshem i Medresese Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi i cili nder tjerash theksoi :
Të respektuara nxënëse , maturante te kesaj gjenerate dua tju uroj per mbarimin e shkollimit tuaj te mesem ne Medresene Isa Beu ketu ne Shkup dhe dua tju pergezoj si gjenerate qe ndodheni para një beteje të re në jetë , në një fushëluftë në të cilen rrihen fatet e njerëzimit. Fati juaj është Fati i njrërzimit.
Ju gjenerata e 7 nxënsëve të Medresese Isa Beu Pralelja e shtrirë e femrave në Shkup shpresoj të qëndroni ballë detyres më madhore , ate te bartjes dhe praktikimit te denjë te Islamit në të gjitha fushat ku ka nevojë .
Për ju nuk ka mision më të lartësuar se të jetësoni fjalën e Krijuesit All-llahut fuqiplotë dhe zbukuroni jetën me praktikën me të cilën Muhamedi a.s stolisi këte fjalë.
Po atë ditë Paraleja e vajzave në Gostivar kishte organizuar një manifestim me rastin e përcjelljes së maturantëve . Paraleja e vajzave në Gostivar përcolli gjeneratën e pestë e cila numëronte 37 maturante
Në këtë solemnitet manifestues morën pjesë shumë dashamirë si: Drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi , Muftiu i Gostivarit njëherit edhe koordinator i paraleles Prof.Shaqir Fetahu Muftinj të Muftinive të BFI të Kërçovës , Ohrid si dhe Manastirit , Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta si dhe Komunës së Vrapçishtit z. Bajram Kadriu, familjare, prinder dhe dashamirë të kësaj vatre edukativo arsimore . Këtë manifestim e përshendeti Kryetari I Komunës së Gostivarit dhe Vrapçishtës.
Fjalën përshëndetëse e mori gjithashtu , Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi i cili tha :
Të nderuara nxënëse , maturante të kësaj gjenerate dëshiroj që ju të jeni një brez intelektual e ideor që do ti prini ndërtimit të jetës Islame si formë e vetme shoqërore , kulturore dhe ekonomike e cila di të vendosë raporte , mardhënie dhe institucione të të cilat pa frikë dhe me dashuri mbështetet nga gjithsecili i cili ka pranuar All-llahun Krijues të Vetëm dhe të dërguarin e fundit si shembull të paprekshëm të jetësimit të fjalës së tij .
Dhe në fund fjalën e rastit në emer të Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi mori Muftiu i Gostivarit apo koordinatori i paraleles së vajzave në Gostivar Prof. Shaqir Fetahu i cili theksoi se :
Kjo gjeneratë është e vecantë që do të jetë shembull për gjeneratat që do të vijne dhe në këtë menyrë do të tregojnë argumentin e tyre së vërtet Medreseja jonë shkolla e mesme Islame është një ardhmeri e vertetë e popullit tonë në të gjitha segmentet e jetesës duke filluar prej asaj shkencore , fetare dhe morale.
Në orët e mëvonshme të së njëjtës datë u mbajt një ceremoni festive me rastin e përcjelljes së gjeneratës së nëntë të maturanteve të Medresesë Isa Beu – dega e vajzave Tetovë ,numri i të cilave ishte 45 nxënese , respektivisht 45 kandila ndriçues që do të rezatojnë dritën e të vertetës islame.
Në këtë ceremoni prezentuan edhe Muftiu i Muftinisë së Tetovës Prof.Dr Qani Nesimi , Sekretari I Medresesë Isa Beu Mr. Lutfi Nexhipi , Koordinatori i paraleses së vajzave Tetovë Prof. Bahri Aliu si dhe profesor dhe profesoresha .
Fjalën përshëndetëse në këtë gëzim institucional e mori Muftiu i Tetovës Prof.Dr Qani Nesimi i cili falemderoi te pranishmit , uroi Maturanteteve një të ardhme sa më të mirë të cilët do kenë një rol të rëndësishëm në ngritjen e vlerave morale në shoqëri.
Fjalën e rastit në këtë eviniment manifestiv e kishte Sekretari i Medresë Isa Beu Mr. Lutfi Nexhipi i cili në emër te drejtorit të Medresesë tha :
Të respektuara Maturante ju sot nuk keni mbaruar maturën e shkollës së mesme por sot ju keni në dorë dituritë më të rëndësishme për jetën dhe ardhmërine tuaj .Ndërtimi i jetës sipas të drejtës islame besoj se do të jetë preokopim i pandërprerë që do tju shoqëroj në të gjitha fushat e jetës .
Femra e dalë nga ky institucion arsimor edukativ duhet të shërbej si shembull për të gjitha femrat tjera që kanë profesione dhe mosha të ndryshme . Shpresoj se ju do të jeni ajo drite e cila do të ndricoj me pastërtin shpirtrore , morale , edukative dhe fizike.
Me datë 6 maj 2016 Medreseja Isa Beu – Qënder përcolli gjeneratën e njëzet e nëntë të djemve me 48 maturantë me cilin rast u organizua një ceremoni festive për përcjelljen e maturantëve .
Fjalën përshëndetëse e kishte Drejtori për arsim fetar pranë BFI-së Prof. Jusuf Zimeri i cili në emër të Kryetarit të BFI –së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi uroi maturantëve suksese te mëtutjeshme dhe se nxenesit kete vit nuk do te kenë pengesa për regjistrim sikurse ishte vitin e kaluar që të mund të regjistrohen në Universitetin e Az’harit .
Gjithashtu theskoi së nxensit mund të regjistorohen në Falkutetin e Shkencave Islame në Shkup ku ai është një ndër falkutetet më të mira në Botë pasi ai është falkuteti jonë…
Fjalën e rastit e kishte Drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu i cili theksoi se :
Të nderuar të pranishem Bashkesia Fetare Islame , stafi akademik dhe pedagogët së bashku me mua si Drejtor jemi përpjekur që përmes procesit edukativo arsimor të vendosim te ju moralin dhe edukatën e shëndoshë Islame .Sot e tutje , ju jeni ne një shkalle më të avansuar të ngritjes fetare arsimore . Ky fakt nuk duhet të ju bëj komod dhe të silleni si të perfunduar dhe të ditur , Jo ! Ju tek sa keni shijuar ushqimin e parë të ndërtimit islam, juve ju presin sfida , probleme dhe zgjidhje nga më të ndryshmet .Për aq sa do ti thelloni dituritë tash e tutje, për aq do të jeni të aftë të realizoni misionin tuaj për mbjelljen e islamit në zemrat e njerëzve .Islami jonë është një shkollë gjithëpërfshirës e që përmbanë mjete, metoda dhe menyra të zgjidhjes te cilat nuk i posedojne as institucionet më të avansuara botërore…
Ruvejd Idrizi
Maturantet Medreseja Isa BEU – Dega e Vajzave Shkup
Maturantet Medreseja Isa BEU – Dega e Vajzave Gostivar
Maturantet Medreseja Isa BEU – Dega e Vajzave Tetove
Maturantet Medreseja Isa Beu Qender