NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË QYTETIT TË MANASTIRIT VIZITOJNË MEDRESENË ISA BEU

NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË QYTETIT TË MANASTIRIT VIZITOJNË MEDRESENË ISA BEU

Në kuadër të aktiviteteve të parapara dhe vizitave të Institucioneve arsimore të Muftinisë të Manastirit, talebet e mektebeve të këtij qyteti, të udhëhequr nga Mësuesit (hoxhallarët) e tyre vizituan Medresenë Isa Beu në Shkup.
Mysafirët i mirëpriti Drejtori Dr. Islam Islami së bashku më Sekretarin Avni Neziri dhe Profesorët e Medresesë.
Në fillim Drejtori ju dëshiroi mirëseardhje, i falenderoi për vizitën e tyre dhe njëkohësisht i njoftoi me ecurinë e procesit edukativo arsimor, si dhe me historikun e funkcioninim të kësaj vatre të dijes fetare Islame në vendin tonë.
Mysafirët shprehën falenderimet e tyre për mikpritjen e ngrohtë të drejtuesve të kësaj shkolle, si dhe përcollën përshëndetjet e Muftinisë dhe Miftiut Hamit ef. Rasimi.
Pas një bisede shum të këndshme dhe vëllezërore, Drejtori së bashku me Hoxhallarët dhe talebet e tyre vizituan hapësirat e Medresesë duke filluar nga restorani, internati, biblioteka, mesxhidi dhe klasat e shkollës.
    

COMMENTS