PROJEKT NGA LËNDA KULTURË DHE QYTETËRIM ISLAM

PROJEKT NGA LËNDA KULTURË DHE QYTETËRIM ISLAM

Me 05.02.2024, në lokalet e Medresesë “Isa Beu, paralelja e Vajzave -Shkup, duke marë parasysh rëndësinë e Artit Islam, nxënëset e vitit të IVa dhe IVb, u paraqitën me disa punime modeste në lëndën e Kulturës dhe Qytetërimit Islam, të përgaditura nga profesoresha e kësaj lënde prof.Nehal Ibrahimi.
Projekti përmbante :punime të arkitekturës, qeramikës, qelqit, drurit ,të argjilit, qilima, sexhade dhe dorëshkrime të vjetra të Artit Islam.
Hapjen e këtijë projekti e bëri Drejtori i Medresesë Dr.Islam Islami ,ku në fjalimin e tijë përshëndeti Koordinatoren e kesaj paralele Mr.Nurten Shehi Sakipi , Profesoreshat dhe nxeneset, duke ju uruar shëdet dhe suksese për punën e tyre të palodhshme.
Të gjitha nxënëset punuan me një dëshirë të madhe, duke shfaqur talentet e tyre në këtë projekt të bukur.

COMMENTS