• Skopje, North Macedonia
  • Hënë - Premte 7:30 am - 13:30 pm
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Fikh

Fikh

Lëndë fetare · 4 x 2
  • 2 orë në javë
  • 4 vite
  • Medhhebi hanefi

Lënda e Fikhut i njeh nxënësit me jurisprudencën islame sipas medhhebit hanefi — nga dispozitat e adhurimit (pastërtia, namazi, agjërimi, zeqati dhe haxhi), te e drejta familjare, marrëdhëniet pasurore, trashëgimia dhe, në vitin e fundit, e drejta penale dhe organizimi institucional i Bashkësisë Fetare Islame.

Plan-programi sipas viteve

Viti I

Hyrje

  • Njoftim me lëndën dhe plan-programin
  • Përkufizimi, ndarja e fikhut dhe hukmet e sheriatit
  • Burimet dhe dispozitat, medhhebi hanefi

Pastërtia (Taharja)

  • Ujërat dhe ndarja e tyre
  • Ujërat e bunarëve dhe dispozita e tyre
  • Gusli dhe dispozita e tij
  • Abdesi: farzet, adabet, mekruhet dhe prishja e abdesit
  • Tejemumi
  • Mes'hi mbi meste
  • Hajzi, nifasi dhe istihada; sahibi udhr
  • Çka ndalohet gjatë hajzit dhe nifasit

Namazi

  • Vlera e namazit dhe dispozita e mosfaljes së tij
  • Ezani dhe ikameti; përgjigja ndaj myezinit
  • Kushtet e namazit
  • Ruknet — farzet e namazit
  • Vaxhibet e namazit
  • Sunetet e namazit
  • Gjërat që e prishin namazin
  • Mekruhet dhe ndërprerja e namazit
  • Mënyra e faljes së namazit (sqarim teorik dhe praktik)
  • Namazi me xhemat dhe vlefshmëria e imamit
  • Sehvi sexhdeja dhe sexhdeja e leximit
  • Namazi kaza
  • Namazi i xhumasë
  • Namazi i bajrameve (sqarim teorik dhe praktik)
  • Namazi i vitrit
  • Namazet nafile
  • Namazi i teravisë
  • Namazi i xhenazës dhe dispozitat rreth xhenazes
  • Lutjet pas namazit dhe duaja e namazit

Agjërimi

  • Kushtet e agjërimit
  • Muaji i Ramazanit
  • Vërtetimi i fillimit dhe i përfundimit të Ramazanit
  • Dita e dyshimit dhe dispozita e agjërimit
  • Prishja e agjërimit
  • Sunetet dhe adabet e agjërimit
  • Mekruhet e agjërimit
  • Gjërat aksidentale që lejojnë prishjen e agjërimit
  • Agjërimi kaza
Viti II

Zeqati

  • Njoftim me materialin
  • Kushtet e zeqatit
  • Zeqati në ar dhe argjend
  • Zeqati në mallra tregtare
  • Zeqati në xehe
  • Zeqati në bereqete tokësore
  • Destinimi i zeqatit
  • Kujt nuk i takon zeqati
  • Sadekatul fitri

Haxhi

  • Kushtet e haxhit
  • Haxhi bedel
  • Farzet e haxhit
  • Vaxhibet dhe sunetet e haxhit
  • Mikati dhe llojet e haxhit
  • Gabimet në haxh

Martesa dhe familja

  • Zgjedhja bashkëshortore
  • Fejesa në Islam
  • Martesa dhe dispozitat e saj
  • Kushtet e lidhjes së kontratës
  • Kushtet e vlefshmërisë së kontratës
  • Mehri
  • Pengesat e përhershme të martesës
  • Pengesat e përkohshme të martesës
  • Poligamia
  • Kushtet e zbatimit të kontratës
  • Kushtet e domosdoshmërisë
  • Obligimet bashkëshortore

Shkurorëzimi

  • Shkurorëzimi dhe urtësia e tij
  • Llojet e shkurorëzimit
  • Shkurorëzimi el-Hal'u
  • Shkurorëzimi dhihar dhe lian
  • Ideti dhe llojet e tij
  • Dispozitat e idetit
Viti III

Kontratat dhe marrëdhëniet pasurore

  • Kontrata: definimi dhe teoria e kontratës
  • Kontrata e shitblerjes
  • Shitblerja me parapagim
  • Kamata
  • Amaneti
  • Uzurpimi
  • Ortakëria
  • Bashkëngjitja e pasurisë
  • Sigurimi i pasurisë
  • Qiraja
  • Garantimi
  • Transferimi
  • Marrëveshja
  • Huazimi
  • Vakëfi
  • Vasijeti

Trashëgimia (Mirathi)

  • Shkenca e mirathit
  • Shtyllat dhe shkaqet e trashëgimisë
  • Kushtet dhe pengesat e trashëgimisë
  • Trashëgimtarët dhe rangimi i tyre
  • Mundësitë e trashëgimtarëve As'habul Furud
  • Asabatët
  • Auvli
  • Rikthimi i pasurisë te As'habul Furud
  • Verifikimi i emëruesit të përbashkët
  • Mënyra për ndarjen e pasurisë
  • Dhevul Erhami
  • Mbulimi (el-Haxhbu)
  • Ushtrime praktike me shembuj
Viti IV

E drejta penale islame

  • Njoftim me plan-programin
  • Përkufizimi i veprës penale dhe metodologjia islame në përkufizimin e veprës penale dhe të sanksioneve
  • Ndikimi i ndjenjës fetare në pengimin e subjektit nga veprimet penale
  • Llojet e sanksioneve penale
  • Mbytja me qëllim dhe sanksioni i saj
  • Mbytja me gabim dhe shkaktimi i vrasjes; sanksioni përkatës
  • Prostitucioni si vepër penale dhe sanksioni
  • Shpifja për prostitucion dhe sanksioni i shpifjes
  • Alkooli si vepër penale dhe sanksioni i paraparë
  • Vjedhja si vepër penale dhe sanksioni i saj
  • Plaçkitja si vepër penale
  • Rebelimi si vepër penale
  • Sanksioni i renegatit
  • Ekstradimi i kriminelit
  • Aborti si vepër penale
  • Armiqësia ndaj trupit të njeriut
  • Sanksioni diskrecional (Ta'ziri)
  • Betimi
  • Therja islame
  • Veshmbathja

Institucionet dhe Bashkësia Fetare Islame

  • Gjykata në Islam
  • Institucioni dhe roli i tij
  • Raportet e shtetit me shoqërinë
  • Institucioni i Bashkësisë Islame në periudhën osmane
  • Organizimi i Bashkësisë Islame pas rënies së osmanëve, 1912–1945
  • Organizimi i Bashkësisë Islame nga viti 1945 deri në vitin 1990
  • Pavarësia e Bashkësisë Islame
  • Pozicioni juridik i Bashkësisë Islame në sistemin plural
  • Aktet normative të Bashkësisë Islame
  • Sistemi zgjedhor sipas Kushtetutës së BI
  • Organet e Bashkësisë Islame
  • Institucionet e BFI-së: medreseja, fakulteti dhe biblioteka