Gjuha shqipe dhe letërsi
Lëndë obligative · 4 × 2- 2 orë në javë
- 4 vite
- Letërsi + gramatikë
- Gjuhë amtare
Lënda ndërthur studimin e letërsisë shqiptare e botërore me atë të sistemit gjuhësor. Gjatë katër viteve nxënësit kalojnë nga letërsia antike te ajo bashkëkohore, dhe nga fonetika te sintaksa e kultura e të shprehurit.
Plan-programi sipas viteve
Viti I
Letërsi
Hyrje në letërsi
- Arti dhe llojet e artit
- Shkenca e letërsisë dhe disiplinat e saj: historia e letërsisë, teoria e letërsisë dhe kritika letrare
- Gjinitë letrare dhe llojet e tyre: lirika, epika, dramatika
Letërsia antike
- Mitologjia greke dhe Bibla
- Letërsia e vjetër greke — Homeri: "Iliada" dhe "Odisea"
- Letërsia e vjetër romake — Vergjili: "Eneida"
Humanizmi dhe Renesansa
- Humanizmi dhe Renesansa — D. Aligeri: "Komedia hyjnore"
- Humanizmi në letërsinë shqiptare
- Dokumentet e para të shkruara të shqipes
- Letërsia e vjetër shqiptare — përfaqësuesit kryesorë
Baroku, Klasicizmi dhe Iluminizmi
- Baroku dhe Klasicizmi — Molieri: "Tartufi"
- Iluminizmi si rrymë letrare e shek. XVIII
- Iluminizmi në letërsinë shqiptare
- Letërsia shqiptare me alfabet arabo-turk
- Nezim Frakulla
- Hasan Zyko Kamberi
- Muhamet Çami Kyçyku
Romantizmi
- Romantizmi: veçoritë dhe përfaqësuesit kryesorë
- Xhorxh G. Bajroni — "Çajld Haroldi"
- A. S. Pushkini — "Eugjen Onjegini"
- J. V. Gëte — "Fausti"
- Romantizmi në letërsinë shqiptare:
- paraqitja, veçoritë dhe përfaqësuesit kryesorë
- shoqëritë kulturore, shkollat, gazetat dhe revistat
- mbledhësit e folklorit
- Naum Veqilharxhi dhe K. Kristoforidhi
- De Rada dhe Gavril Dara
- Naim Frashëri — jeta dhe vepra:
- Naimi mendimtar
- lirika e Naimit
- epopetë kombëtare dhe fetare ("Qerbelaja")
- Sami Frashëri — jeta dhe vepra letrare e enciklopedike
- N. Mjeda
- F. Shiroka
- L. Gurakuqi
Teksti: Letërsia me shembuj për vitin e parë të shkollave të mesme — Xhevat Gega, Shkup 1996
Gramatikë
- Njohuritë e përgjithshme për gjuhën
- Klasifikimi i gjuhëve: morfologjik dhe gjenealogjik
- Gjuha popullore dhe gjuha letrare
- Drejtshkrimi: parimi fonetik, historik dhe etimologjik
- Gjuha dhe degët e saj
- Fonetika dhe fonologjia
- Organet e të folurit
- Tingujt dhe fonemat
- Zanoret dhe klasifikimi i tyre
- Bashkëtingëlloret dhe klasifikimi i tyre
- Rrokja — ndarja e fjalëve në rrokje
- Theksi
- Ndryshimet fonetike të tingujve: asimilimi, qiellzorëzimi, metafonia, apofonia, rotacizmi, rënia e tingujve
- Leksikologjia e gjuhës shqipe
- Polisemia
- Sinonimet, antonimet, homonimet
- Shtresat e leksikut të shqipes: huazimet, ndërkombëtarizmat
- Shtresat e leksikut sipas përdorimit: arkaizmat, historizmat, neologjizmat, dialektizmat, profesionalizmat
- Njësitë frazeologjike
- Fjalorët dhe llojet e fjalorëve
Teksti: Gramatika e gjuhës shqipe — Remzi Nesimi, Shkup 1996
Lexime veprash të plota
Letërsia e bejtexhinjve · Krestomaci e letërsisë së vjetër shqipe · "Antigona" (Sofokliu) · "Iliada" dhe "Odisea" (Homeri) · "Mendime" (Rexhep Voka) · "Fe-rrëfenjësja" (Said Najdeni) · "Alamiada shqiptare" (M. Hysa) · komplet veprat e Naimit dhe të Samiut
Viti II
Letërsi
Realizmi
- Realizmi në letërsi: lindja, veçoritë dhe përfaqësuesit kryesorë
- Balzaku — jeta dhe vepra: "Komedia njerëzore", "Eugjeni Grande"
- L. Tolstoi — "Ana Karenina"
- B. Nushiq — "Deputeti i popullit"
- Realizmi në letërsinë shqiptare: tiparet dhe format poetike
- N. Nikaj — jeta dhe vepra
- A. Z. Çajupi — "Baba Tomori" ("Fshati im"), "Vaje", dramat
- Gj. Fishta — poezia satirike, dramat, "Lahuta e Malcís"
- M. Grameno — novela "Oxhaku"
- Asdreni — vepra poetike
Modernizmi
- Modernizmi në letërsi: lindja, veçoritë, përfaqësuesit kryesorë
- Tendencat moderne të letërsisë shqiptare
- Faik Konica — "Shqipëria si m'u duk", veprimtaria publicistike dhe përkthimet
- Kristo Floqi — komedia "Vllazni e interes"
- F. S. Noli — "Albumi", veprat në prozë, përkthimet, elegjitë
- Ali Asllani — motivet kryesore të poezisë, poema satirike "Hanko Halla"
- Lasgush Poradeci — veprimtaria poetike dhe pikëpamjet mbi krijimin poetik ("Kroi i fshatit tonë")
- Mitrush Kuteli — rrëfimtar dhe kritik letrar
Letërsia e angazhuar
- Letërsia e angazhuar — vështrim i përgjithshëm
- Letërsia e angazhuar sociale në letërsinë shqiptare: lindja, veçoritë, rafshet tematike dhe motivore
- S. Spasse — "Nusja pa duvak"
Teksti: Letërsia me shembuj për vitin e dytë — Zeqirja Neziri dhe Gj. Gjuravçaj, Shkup 1996
Morfologji
- Morfologjia dhe objekti i studimit të saj
- Fjala dhe pjesët e saj përbërëse:
- rrënja e fjalës
- tema e fjalës
- parashtesat dhe prapashtesat
- mbaresat
- Formimi i fjalëve në gjuhën shqipe
- Fjalët e prejardhura
- Paranyjëzimi
- Fjalët e përbëra (kompozitat)
- Fjalët e përngjitura
- Formimi i fjalëve me konversion: emërzimi, mbiemërzimi, ndajfoljëzimi, parafjalëzimi
- Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore
- Emrat — kategoritë gramatikore
- Gjinia: mashkullore, femërore dhe asnjanëse
- Numri: formimi i shumësit
- Shquarësia
- Kategoria e rasës dhe përdorimet kryesore
- Lakimi: i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt
- Nyjat dhe funksioni i tyre
- Mbiemrat — kategoritë gramatikore dhe shkallët
- Numrorët: themelorë dhe rreshtorë
- Përemrat — ndarja sipas kuptimit dhe funksionit
- Folja: klasifikimi, kategoritë gramatikore dhe zgjedhimi
- Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës: ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat
Teksti: Gramatika e gjuhës shqipe për shkollat e mesme I (Morfologjia) — Remzi Nesimi, Shkup 1995
Viti III
Letërsi
Poezia bashkëkohore
- Letërsia bashkëkohore: lindja, veçoritë dhe përfaqësuesit
- R. Tagora — "Kopshtari", "Stuhi në Gang"
- Esad Mekuli — jeta dhe vepra ("Brigjet", "Afsha ada")
- Martin Camaj — jeta dhe vepra
- Enver Gjerqeku — "Bebëzat e mallit", "Blerimi i vonuem", "Ashti ynë", "Xixa stralli"
- Fatos Arapi — poet, prozator, kritik letrar ("Fatet", "Dhjetori i shqetësuar")
Proza bashkëkohore
- Proza bashkëkohore: lindja, veçoritë dhe përfaqësuesit
- E. M. Remarku — "Në perëndim asgjë të re"
- E. Hemingueji — "Për kë bie kambana"
- M. Shollohovi — "Fati i njeriut"
- Hivzi Sulejmani — "Era dhe kolonat", "Miu në xhep"
- P. Marko — "Hasta la vista"
- Sh. Musaraj — "Para agimit"
- Dh. Shuteriqi si studiues i letërsisë
- J. Xoxa — "Lumi i vdekur"
Drama bashkëkohore
- Drama bashkëkohore: paraqitja, veçoritë, përfaqësuesit
- Bertolt Brehti — jeta dhe vepra
- Miroslav Krleža — jeta, vepra dhe veçoritë ekspresioniste
- Josip Rela — dy fazat e krijimtarisë letrare
- K. Jakova si dramaturg
Teksti: Letërsia për vitin e tretë — Z. Neziri dhe A. Leka, Shkup 1994
Sintaksë
- Sintaksa, objekti dhe rëndësia e studimit të saj
- Njësitë sintaksore: fjalia, periudha, togfjalëshi dhe gjymtyrët e fjalisë
- Sintaksa e fjalisë
- Tiparet dhe klasifikimi i fjalive sipas ndërtimit
- Fjalitë njëkryegjymtyrëshe dhe dykryegjymtyrëshe
- Fjalia vetore:
- me vetë të përcaktuar
- me vetë të papërcaktuar
- me vetë të përgjithësuar
- Fjalitë e plota dhe fjalitë e pagjymtyrëzueshme
- Gjymtyrët homogjene dhe gjymtyrët e veçuara
- Përcaktori, ndajshtimi, përcaktori kallëzuesor, rrethanori dhe kundrinori me parafjalë
- Rendi i gjymtyrëve në fjalinë dëftore: i drejtë dhe emocional
- Sintaksa e periudhës
- Periudha me fjali të bashkërenditura: këpujore, kundërshtore, veçuese dhe përmbyllëse
- Periudha me fjali nënrenditëse: kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore, përcaktore dhe rrethanore
- Klasifikimi i periudhave me fjali rrethanore
- Periudha me fjali asindetike
Teksti: Gramatika e gjuhës shqipe (Sintaksa) — Ahmed Kelmendi dhe M. Hasimja, Prishtinë 1989
Lexime veprash të plota
"Gitanxhali" (R. Tagora) · "Brigjet" (Esad Mekuli) · "Hasta la vista" (P. Marko) · "Lumi i vdekur" (J. Xoxa) · "Sikur t'isha djalë" (H. Stërmilli)
Viti IV
Letërsi
Lirika
- Letërsia moderne — vështrim i përgjithshëm
- F. G. Lorka
- Pablo Neruda — "Epi gjeneral"
- Abdylazis Islami — poet, prozator, mbledhës i folklorit
- Dritëro Agolli — "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo"
- Din Mehmeti — "Letër s'kam për ty"
- Adem Gajtani
- Azem Shkreli — tregimi "Buka"
- Ali Podrimja
- Natasha Lako — "Këmisha e pranverës"
Epika
- Epika — rrëfimi folklorik, historik, parodik, lirik
- F. Dostojevski — "Idioti"
- F. Kafka — "Procesi"
- A. Kamy — "I huaji"
- E. Koliqi — "Djepi i artë"
- M. Isaku — veprat në poezi dhe në prozë
- I. Kadare — "Kush e solli Doruntinën"
- A. Demaçi
- Nazmi Rrahmani — "Rruga e shtëpisë sime"
- Musa Ramadani — "Zezona"
Dramatika dhe kritika
- Resul Shabani
- Rexhep Qosja
- Ali Aliu
- Luan Starova
- Ibrahim Rugova
Teksti: Letërsia me shembuj për vitin IV të shkollave të mesme — Nehas Sopaj, Shkup 1996
Gjuha shqipe dhe kultura e të shprehurit
- Historia e shkrimit: piktografik, ideografik, fonetik
- Historiku i gjuhës së shkruar shqipe
- Shkrimet shqipe me alfabet turko-arab (shek. XVIII)
- Rruga e formimit të gjuhës letrare shqipe — periudha parakombëtare dhe kombëtare
- Baza dialektore e gjuhës së sotme letrare shqipe
- Parimet e përgjithshme të drejtshkrimit: parimi fonetik dhe morfologjik
- Llojet e shkrimeve: letrare, shkencore, publicistike, administrative
- Zhanret gazetareske: lajmi, raporti, komenti, reportazhi, recensioni, procesverbali
- Përdorimi i shkronjës së madhe
- Shenjat e pikësimit
- Kërkesa (lutja)
- Ankesa dhe deklarata
- Letërkëmbimi
Teksti: Gjuha shqipe dhe kultura e të shprehurit — Zijadin Munishi, Prishtinë 1984
Lexime veprash të plota
"I huaji" (N. Rrahmani) · "Futa" — dramë e Sabri Hamitit · "Kush e solli Doruntinën" (I. Kadare) · "Librat e babit" (L. Starova)