Matematikë
Lëndë obligative · Viti I – II- 2 vite
- 8 tema kryesore
- 39 njësi mësimore
- Algjebër · gjeometri · trigonometri
Programi kalon nga logjika matematike dhe bashkësitë numerike te shprehjet algjebrike, fuqizimi dhe rrënjëzimi, barazimet lineare, trigonometria e këndit të ngushtë dhe syprina e figurave gjeometrike.
Përmbajtja e programit
1
Elementet e matematikës logjike
- Gjykimet, konjunksioni, disjunksioni, negacioni
- Implikacioni dhe ekuivalenca
- Formulat gjykimore
- Ligjet logjike
2
Numrat natyrorë dhe të plotë
- Numrat natyrorë — N
- Numrat e plotë — Z
- Pjesëtueshmëria e numrave natyrorë
- Shumëfishi më i vogël i përbashkët (SHVP)
- Pjesëtuesi më i madh i përbashkët (PMP)
- Kongruenca
3
Numrat realë
- Numrat racionalë — Q — operacionet me thyesa
- Numrat dhjetorë
- Numrat realë — R
- Të afruarit, rrumbullakosja dhe gabimet
4
Shprehjet algjebrike racionale
- Fuqia me tregues numër natyror
- Polinomet dhe shprehjet racionale
- Operacionet me polinome
- Zbërthimi i polinomeve në shumëzues
- PMP dhe SHVP i polinomeve
- Thyesat algjebrike dhe operacionet me to
5
Fuqizimi dhe rrënjëzimi
- Koncepti i rrënjëzimit — zgjerimi dhe thjeshtimi i rrënjëve
- Rrënjëzimi i prodhimit dhe i herësit
- Forma normale e rrënjës
- Fuqizimi dhe rrënjëzimi i rrënjës
- Shprehjet iracionale — shumëzimi dhe pjesëtimi
- Racionalizimi i emëruesit të thyesës
6
Barazimet dhe jobarazimet lineare
- Barazimi linear me një të panjohur
- Zgjidhjet e barazimit linear
- Funksioni linear me dy të panjohura
- Jobarazimi linear me një të panjohur
- Sistemi i jobarazimeve lineare me një të panjohur
7
Funksionet trigonometrike të këndit të ngushtë
- Sinusi dhe kosinusi i këndit të ngushtë
- Tangjenti dhe kotangjenti i këndit të ngushtë
- Funksionet trigonometrike të këndeve komplementare
- Lidhjet ndërmjet funksioneve trigonometrike të të njëjtit kënd
- Detyra për zgjidhjen e trekëndëshit kënddrejtë
8
Syprina e shumëkëndëshit dhe e rrethit
- Syprina e katërkëndëshit dhe e trekëndëshit
- Shumëkëndëshi i rregullt — perimetri dhe syprina
- Rrethi — perimetri dhe sipërfaqja
Literatura
Matematika I dhe Matematika II
Naum Çelakoski dhe Zhivko Madeski