PROFESORI I MEDRESESË ISA BEU SEID IMERI MORI IXHAZETNAME NË DOHA TË KATARIT

PROFESORI I MEDRESESË ISA BEU SEID IMERI MORI IXHAZETNAME NË DOHA TË KATARIT

Nën patronazhin e kreut më të lartë të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqit Fetahu,, si dhe në shoqërim të drejtorit të Medresesë Isa Beu Dr. Islam Islami, prof. Seid Imeri pranoi Ixhazetnamen e hifzit ( hallka e zingjirit të hifzit deri tek Pejgamberi alejhiselam ) në Doha të Katarit.
Në këtë event shum solemn të pranishëm ishin Kryrtari i Unionit të Dijetarëve Musliman Dr. Ali Karadaghi, Prof. Dr. Hajredin Hoxha, Profesor Univerzitar në Katar, i cili njëherit ishte edhe mentor i prof.Seidit që ia ndëgjoi tërë Kur’anin Famëlartë, me të gjitha regullat e saja, Drejtori i Medresesë Isa Beu Dr. Islam Islami, dhe shumë Kurra – lexues eminent të Kur’anit famëlartë .
Drejtori Dr. Islam Islami i falënderoi të pranishmit, falenderoi Prof.Dr. Hajredin Hoxha për mikëpritjen, dhe se ky është një moment i veçant për Bashkësinë Fetare të RMV, për Medresenë dhe për të gjithë Besimtarët Musliman të vendit tonë, sepse populi ynë ka dëshmur se e don Librin e Allahut xh.sh. duke e memorizur atë përmendësh, ndërsa sot me marjen e Ixhazetnames nga ana e Profesorit tonë Seid Imeri vetëm se përforcohet kjo lidhje e jona me Kur’anin Famëlartë.
Në këtë event solemn me marrjen e ixhazetnames u kurorëzua edhe ish nxenësi i medresesë Hfz. Vahid Isufi.
Urime prof. Hfz. Seid Imeri, urime Hfz. Vahid Isufi, urime edhe për të gjithë Besimtarët Musliman të R.M.V.

COMMENTS