Shkenca e Hadithit
Ulumul (Mustalehul) Hadith · Viti III- 2 orë në javë
- Viti III
- Terminologji & Klasifikim
- Burim Sheriati
Lënda analizon termat, historikun dhe metodologjinë e shkencës së hadithit, duke trajtuar klasifikimin e transmetimeve sipas senedit e metnit, kriteret e pranimit apo refuzimit, si dhe rëndësinë e hadithit si burim i dytë i Sheriatit.
Plan-programi sipas viteve
Viti III
Mustalehul Hadith
Hyrje dhe Historiku i Hadithit
- Shkenca e hadithit — definicioni
- Disa terme më të rëndësishme
- Definicioni i përgjithshëm i hadithit dhe ndarja e tij sipas definicionit
- Paraqitja dhe zhvillimi i shkencës së hadithit
- Hadithi, burimi i dytë i sheriatit
- Tubimi i hadithit — etapat e tubimit
- Llojet e përmbledhjeve të hadithit
Ndarja e Hadithit sipas Senedit
- Ndarja e përgjithshme e hadithit sipas senedit
- Hadithi mutevatir — definicioni dhe llojet e tij
- Hadithi ahad — definicioni dhe llojet e tij:
- Hadithi meshhur
- Hadithi aziz
- Hadithi garib
Hadithi i Pranuar (Makbul)
- Hadithi makbul dhe ndarja e tij
- Hadithi sahih / autentik — definicioni dhe kushtet e tij
- Kategorizimi i haditheve autentike sipas Imam Neveviut
- Përparësia e Imam Buhariut ndaj Imam Muslimit
- Hadithi hasen / i mirë — definicioni
- Hadithi sahih ligajrihi / autentik jo nga vetvetiu
- Hadithi hasen ligajrihi / i mirë jo nga vetvetiu
- Ndarja e hadithit në m’amul bihi dhe gajri m’amul bihi
- Hadithi muhkem dhe hukmi i tij
- Hadithi muhtelif dhe hukmi i tij
- Hadithi nasih dhe hadithi mensuh
- Hususijatur-Resul (njësi mësimore e propozuar)
Hadithi i Refuzuar (Merdud)
- Hadithi i refuzuar — definicioni
- Hadithi mual-lak
- Hadithi munkati’ë
- Hadithi mursel
- Hadithi mudel-les
- Hadithi mua’l-lel
- Hadithi mudtarib
- Hadithi maklub
- Hadithi mudrexh
- Hadithi meudu’ë
Kategorizime të Tjera dhe Transmetimi
- Ndarja e hadithit në merfu’ë, meukufë dhe maktu’ë
- Hadithi kudsij dhe dallimi mes tij, Kur’anit dhe hadithit nebevij
- Pranimi dhe ligjërimi i hadithit
- Ndikimi i katër imamëve në shkencën e hadithit
Teksti: Shkenca e Hadithit (Mustalehul Hadith) për shkollat e mesme
Përmbledhjet Kryesore të Hadithit
Sahih el-Buhari · Sahih Muslim · Sunen ebi Davud · Sunen et-Tirmidhi · Sunen en-Nesai · Sunen ibn Maxheh